Shembja e hotelit i mori jeten te atit, arrestohen pronaret e Vila Palmes

Aktualitet

Mësohet se janë arrestuar pronarët e Vila Palmës Dëshira Qato dhe Arben Qato. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i saj Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

ME TE LEXUARAT