Transportonin refugjate drejt Europes, arrestohen dy korçare

Aktualitet

Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi u kapën duke transportuar shtetas të huaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, janë intensifikuar kontrollet përgjatë aksit rrugor Devoll-Tiranë. E në këtë mënyrë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë, shtetasit S.T, 38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç, banues në Korçë, u kapën me mjetin autobus tip “Iveko” duke transportuar në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj të cilëve iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pavaresisht motit te keq, nga Greqia drejt Shqiperise vijojne te futen refugjate sidomos ne nga lindja e mesme te cilet me tej tentojne te kalojne drejt vendeve te Europes Perendimore.

ME TE LEXUARAT