Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Politika Shqiperia PD: Kriza në kokën e Ramës, investimet do të vazhdojnë

PD: Kriza në kokën e Ramës, investimet do të vazhdojnë

E-mail Print PDF
PD: Kriza në kokën e Ramës, investimet do të vazhdojnë

TIRANE – Partia Demokratike reagoi sot me anë të një deklarate për akuzat e bëra nga kryetari i opozitës Edi Rama i cili tha sot paradite se ekonomia shqiptare po kalon momente krize ndërsa qytetarët po vuajnë rritjen drastike të çmimeve.
“Pavarsisht krizës në mëndjen e Ramës, Qeveria do të ecë përpara me projektet e saj”, tha zëdhënësja e Partisë Dëmokratike Erla Mëhilli.
“Sot Edvin Kristaq Rama hoqi petkat e “kryetarit të kutisë” dhe u paraqit para shqipëtarëve si “kryetari i gropës dhe krizës” që ka në mëndjen e tij.
Vetëm një ditë pasi Kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, Edvin Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërisht me forcën më të madhe kundër kësaj rritje”, tha zëdhënësja e PS-së.
Ajo tha më tej se “u bën me dije shqiptarëve se Edvin  Kristaq Kriza, njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër Korridorit të Kombit Durrës – Morinë, u ngrit sot kundër Korridorit të Jugut dhe Autostradës Tiranë – Elbasan”.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike tha më tej se “pavarsisht nga vajet e krizës së Edvin Ramës, PD përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Evropë si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj Autostradës Tiranë – Elbasan”. (Lajmifundit)