Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Sociale Sociale e dites Sondazhi i “Gallup”: Shqiptarët të kënaqur me jetën por duan të largohen

Sondazhi i “Gallup”: Shqiptarët të kënaqur me jetën por duan të largohen

E-mail Print PDF

Fondi Evropian për Ballkanin, Akademia e Studimeve Politike dhe Lëvizja Evropiane në Shqipëri në bashkëpunim me Gallup

Europe organizuan sot një diskutim në lidhje me përcektimin e shqiptafëve dhe integrimin evropian.

Bashkëbisedimi u çel nga një hyrje e kryer nga Znj. Biljana Meshkovski, menaxhere programi nga Fondi Evropian për Ballkanin.Rezultatet specifike për Shqipërinë u prezantuan nga Z. Robert Manchin, drejtor i Gallup Europe. Të ftuarit diskutuan në lidhje me këto të dhëna dhe në panel referuan Z. Selim Belortaja, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Z. Thomas Von Handel nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Z. Lutfi Dervishi nga Transparency International Albania dhe Z. Gledis Gjipali nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri. Tryeza u moderua nga Znj. Rudina Xhunga, gazetare në Top Channel.

Të dhënat e përmbledhura të sondazhit për pjesën e Shqipërisë:

Shqipëria duket se përbën surprizën e vëzhgimit pasi rezultatet e pyetjeve tregojnë se është rritur ndjeshëm përceptimi në disa faktore mes të cilëve standarti i jetës apo edhe identifikimi me lidershipin politik.

Standarti i jetesës

Pavarësisht krizës ekonomike, vlerësimi pozitiv për standartin e jetesës është rritur me 10% në krahasim me vitin e shkuar duke arritur në shifrat e 54% të të pyeturve. Një shifër që është ndër më të lartat në vendet e rajonit.

Mbështetja dhe pritshmëria ndaj pranimit në BE

Mbështetja e shqiptarëve për integrimin evropian është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në shifrat e 88% dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë në kuadër të rajonit.

Gjithësesi, ajo çka njerëzit presin nga integrimi potencial në Bashkimin Evropian lidhet me disa nga problemet më emergjente të vendit: njerëzit mendojnë se kjo mund tu sjellë lëvizjen e lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor.

Korrupsioni dhe besimi tek institucionet

Rezultati i përftuar nga testimi mbi elementin e korrupsionit tregon se rreth 52 % të të pyeturve u është dashur që të paguajnë nën dorë vitin e shkuar, një shifër që mund të konsiderohet më e larta në rajonin e Ballkanit. Sakaq, niveli i korrupsionit në botën e biznesit duket se e rëndit Shqipërinë në treguesit më të ulët të tij ndër vendet e rajojnit. I njëjti lloj treguesi është edhe për ndikimin që ka krimi i organizuar në vend.

Një zhvillim tjetër pozitiv është identifikimi i opinionit me klasën politike: 63 % thonë se një parti apo një politikan i caktuar i përfaqëson pikëpamjet e tyre politike. Tregues ndër më të lartët në rajon dhe në rritje që prej 34% që ishte në vitin 2006.

Mbështetja mbi qeverinë gjithësesi mbetet mikse: teksa 40% mendojnë se qeveria po bën shumë mirë punën e saj, 30% mendojnë më pak të efektshme.

Largimi jashtë vendit

Kënaqësia në raport me standartin e jetesës duhet parë në perspektivë nëse shikon përqindjen e lartë të qytetarëve që shohin mundësi më të mira jashtë vendit (64%) dhe ata që do të donin të linin vendin (38%, më shumë se sa 32% që ishte në vitin 2006). Çdo 4 në 10 shqiptarë ose thënë ndryshe (41%)  thonë se pjesëtarë të familjes së tyre kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit, treguesi më i lartë në këtë kategori brenda rajonit.  (Lajmifundit)