Janari diplomatik i Thaçit: E nis me një turne ballkanik me takime presidenciale

Kosovë&Rajon

thaciZëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket nuk e ka në plan të pushoj në këtë fillimvit, para se të ndërmerr vizitat e para bilaterale.

Sipas mediave malaziase, zëvendëskryeministri tashmë e ka të konfirmuar vizitën zyrtare në Mal të Zi me 15 dhe 16 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetës Vijesti, Thaçi do ta ketë nderin që në Podgoricë ta presin i gjithë lidershipi shtetëror, prej homologut të tij Igor Luksiç, i cili është njëherësh edhe zëvendëskryeministër edhe ministër i jashtëm, e deri tek kryeministri Milo Gjukanoviç dhe Presidenti Vujanoviç.

Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Krivokapiç.

Agjenda, e cila në shikim të parë duket presidenciale për nga natyra e takimeve do të përfundoj me vizitën e Ulqinit, ku Thaçi do të takohet me tërë lidershipin shqiptarë atje. Kjo është njëherësh edhe vizita e parë ndonjëherë e Thaçit në Ulqin.

Pranë zyrës së ministrit të Jashtëm konfirmojnë se para vizitës në Mal të Zi, Thaçi tash në janar do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm Bushatin, Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, por edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Vizitat në Tiranë dhe Podgoricë vijnë pas vizitave që Thaçi ka bërë në Bruksel dhe Strasburg, ku arriti të takohet me të gjithë krerët e institucioneve evropiane, nga Këshilli i Evropës deri tek Komisionerja për Punë të jashtme Mogherini, dhe Sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

ME TE LEXUARAT