Teknologji

Kryevepra inxhinjerike më unike në botë – Video

Quhet Ura Falkirk dhe është mekanizmi më i veçantë që është prodhuar ndonjëherë në fushën inxhinierike, për të përballuar pengesat natyrore pa i shkatërruar ato.

Ky mekanizëm që ndodhet në Skoci, shërben për të të transportuar trenin në një lartësi prej 35 metrash. Me pak fjalë ai shërben si një “varkë fluturuese”.

Ura Falkirk përbëhet nga një rrotë që ka një diametër 35 metra dhe nga dy krahë të kundërt 15 metra secili, të lidhur me një aks qendror 28 metra. Në skajet e saj janë vendosur dy kosha të mëdhenj që mund të mbajnë deri në 250.000 litra, ose 500 ton ujë dhe madje edhe anije.

Projekti është i mbështetur në forcën e Arkimedit “për trupat lundrues”, apo siç njihet edhe si forca e shtytjes, që shkaktohet nga ndryshimi i forcave vertikale prej të cilave forca më e madhe (F1) vepron nga posht-lartë, dhe forca më e vogël (F2) gjendet lart.

Kjo mrekulli inxhinjerike u përurua më 24 maj 2002, në prani të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth. Ajo lidh Forth me Kanalin Clyde dhe Kanalin e Bashkimit, që janë 35 metra në distancë vertikale nga njëri-tjetri.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close