Rimorkimi i tragetit të djegur në det, vdekja e dy shqiptarëve mund të shmangej

Aktualitet

trageti-zjarr2014Dy shqiptarë ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria” qët paraditën e 30 dhjetorit gjetën vdekjen teksa po përpiqeshin të rimorkionin tragetin.

Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve Hysni Arushi doli sot në një konferencë për për median ku dha detaje mbi operacionin e shpëtimit dhe rimorkimin e “Norman Atlantik”.

“Nëse komanda italiane do të ndërhynte që trageti pas braktisjes nga kapiteni të mbante me rimorkiatorë që i kishte vetëm 1 milje në distancë dhe në pritje dhe ishin 4 rimokiatorë, nuk ishte e nevojshme që ne të urdhëronim rimorkiatorët shqiptarë të përfshiheshin në këtë operacion” deklaroi kapiteni.

Duke iu përgjigjur akuzave të prokurorisë së Barit Arushi u përgjigj se “Trageti është mbajtur në ato kushte me porosi të ministrit të Transproteve që të bëhej i parrezikshëm qoftë për bregun qoftë për trafikun detar në atë zonë.

ME TE LEXUARAT