Rinkevic pritet t’i vizitoj Kievnin dhe Moskën

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

yllMinistri i Punëve të Jashtme të Letonisë, i cili tashmë kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, në fillim të këtij muaji pritet që ta vzitoj Kievin dhe Moskën.

Agjencia ruse e lajmece RIA, e ka citaur një zëdhenës të ministrisë së jashtme të Letonisë, të ketë thënë se konflikti në Ukrainë do të jetë temë kryesore e bisedimeve të Edgars Rinkevic në dy kryeqytetet.

Zëdhënësi tha se Letonia dëshiron të dëgjoj pikpamjet e tyre, se si t'i jipet fund krizës. Edgars Rinkevic pritet ta vizitoj Kievin më 9 dhe 10 janar. Agjencia TASS e ka cituar një burim të saj, të ketë thënë se Edgars Rinkevic do të qësndroj në Moskë më 12 janar.

Këshilli për punë të jashtme i BE-së do të mblidhet me 19 janar për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Rusinë. Marrëdhëniet mes BE-së dhe Moskës janë tensionuar ashpër që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës dhe sanksionet që kanë pësuar nga ana e BE-së dhe SHBA-ve.

Tensionet janë shtuar edhe për shkak të mbështetjes që Rusia u ka dhënë seperatistëve në lindje të Ukrainës. Gjatë konfliktit mes Ukrainës dhe seperatistëve, deri më tani janë vrarë më shumë se 4 mijë e 700 persona. Letonia e ka marrë presidencën e BE-së që nga 1 janari i këtij viti. REL

ME TE LEXUARAT