Romë, një anije tregtare me 450 imigrantë, braktisur nga ekuipazhi, i afrohet Italisë

Kliko per me shume info

qipro-imigrante-300x200Një anije tregtare e braktisur nga ekuipazhi i saj dhe që transportonte 450 imigrantë iu afrua dje në mbrëmje brigjeve italiane, njoftuan rojat bregdetare, dy ditë pas një skenari të ngjashëm ku u përfshi një anije me 760 imigrantë në bord.

‘’Ndodhen 450 imigrantë në bordin e një anijeje, që nuk ka ekuipazh dhe që po i afrohet brigjeve të Pulias, në jug të Italisë’’, theksuan rojat bregdetare në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Kliko per me shume info

Autoritetet ushtarake italiane njoftuan sot se kishin marrë kontrollin e një anijeje tregtare, braktisur nga ekuipazhi dhe që transportonte 450 imigrantë në brigjet e Kalabrisë.

Të martën, marina italiane mori kontrollin e një anijeje që trasportonte më shumë se 760 imigrantë klandestinë, që ishte nisur gjithashtu drejt brigjeve të Pulias

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here