Bota

Rusia e kritikon Ukrainën për marshin në përkujtim të Banderas

ruNjë diplomat rus e ka kritikuar Ukrainën për mbajtjen e marshimit me rastin e ditëlindjes së kryengritësit anti-sovjektik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera. Mijëra ukrainas kanë marshuar të enjten teksa kanë mbajtur në duar flamuj nacionalistë dhe kanë kënduar slloganin e lëvizjës së Banderas, ”Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjëve!”

Bandera i cili ka luftuar kundër forcave sovjetike dhe naziste, është konsideruar në Rusi si bashkëpunëtor i nazistëve.

I dërguari i ministrisë së jashtme ruse për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, ka shkruar në rrjetin Twitter, se marshimi në Ukrainë është një dëshmi se Ukraina po e vazhdon rrugën e nazistëve. “Dhe kjo ndodhë në qendër të Evropës së qytetruar”, ka shkruar ai.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close