Soft

Si ta largoni stresin nga jeta juaj?

stresStresi shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm dhe për disa nga ne, pak stres është në realitet i shëndetshëm! Në anën tjetër kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë saqë bëhet i pakontrollueshëm dhe se shumë shpejt mund t’i sjellë ata në dhomë të emergjencës. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndet të mirë mendor.

A e ke ditur se stresi shkakton shumë gjendje serioze nëse nuk trajtohet si duhet, si dhimbja e kokës, ngërçet, sulme paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje të tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres. Ne ju japim disa këshilla se si ta eliminoni stresin nga jeta juaj.

– Shprehitë e këqija: Nëse shprehia juaj e keqe është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombinim i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu bie edhe niveli i stresit.

– Fokusimi: Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitësh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së përqendrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushojë, duke liruar stresin.

– Veprime shoqërore: Ata që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi, me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bën rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit!

– Pastroni: E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruar shtëpinë poshtë e lart shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çkado qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.

– Gjërat pozitive: Ulu, relaksohu dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në atë se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shërojë në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh.

Në vazhdim do të paraqesim edhe disa ushqime të cilat ndikojnë në stres.

– Magnezi: Kur jeni nën ndikimin e stresit, organizmi “derdh” adrenalinë, hormon i cili futet në grupin e substancave kimike të cilat quhen amine. Personat të cilat vuajnë nga migrena veçanërisht janë të ndjeshëm në këto substanca.

– Këshilla: Shmangni ushqimet të cilat përmbajnë amine, dhe këto janë kafja, çokollata, kaçkavalli dhe vera e zezë. Konsumimi i tyre në situata stresuese vetëm e rrit mundësinë që të fitoni sulm të migrenës. Rritni sasinë e futur të magnezit në organizëm. Studime të shumta kanë treguar se marrja e këtij minerali zvogëlon rrezikun nga prekja nga migrena. Burimet natyrore të magnezit janë soja, kikirikët, sallatat e gjelbra, arra, banania, orizi etj.

– Më pak kripë: Nëse një kohë të gjatë jeni të ngarkuar dhe gjendeni në ankth, shtypja ju rritet vazhdimisht, dhe së bashku me këtë edhe rreziku për prekjen e mundshme nga infarkti. Stresi, po ashtu, e rrit të ashtuquajturin kolesterolin e keq në gjak, që me kohë sjell deri te bllokimi i arterieve dhe rrit rrezikun nga sulmi në tru dhe infarkti. Kosovarja-KS

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close