Skllavja e mafias japoneze

Kliko per me shume info

mafiaMarcela Loaiza ishte vetëm 21 vjeç kur qe joshur të largohet nga Kolumbia, ishte ngujuar në kthetrat e një rrjeti të trafikantëve të seksit dhe ishte detyruar nga ana e mafisë japoneze, Yakuza, që të shesë trupin e saj nëpër rrugët e Tokios, shkruan Reuters.

Pas 18 muajsh të eksploatimit seksual, ajo ia doli të ikë, aq e dobët dhe e sëmurë sa që flokët dhe dhëmbët po i binin.

Kliko per me shume info

Sot Loaiza (35) drejton një organizatë joqeveritare që e mban emrin e saj, për ngritjen e vetëdijes lidhur me trafikimin e vajzave të reja, grave dhe burrave në Kolumbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo aktualisht jeton, përcjell Koha Ditore, në numrin e saj festiv.

Derisa qeveria kolumbiane bën të ditur se ndjekja e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet i saj, Loaiza thotë se shumë më tepër duhet bërë për të shmangur rënien e vajzave të reja në duart e rrjeteve të trafikimit si dhe për ofrimin e përkujdesjes shëndetësore dhe mbështetjes psikologjike për të mbijetuarit që kanë nevojë për rimëkëmbje.

Loaiza, duke folur për Reutersin, nëpërmjet telefonit nga qyteti kolumbian, Cali, kujtoi ikjen e saj nga prostitucioni i detyrueshëm dhe nga mafia dhe se si ia ka dalë të lërë pas dhembjen dhe ndjenjën e fajit dhe ka ecur përpara.

“Më kujtohet një kolumbian që vinte për të më shikuar në një klub nate në Kolumbi, ku punoja si një valltare profesioniste. Ai m’u prezantua si një zbulues talentesh, që synon të punësojë valltarë të rinj për të punuar jashtë vendit. Nuk e pranova ofertën e tij, por e mora vizitëkartën e tij dhe e mbajta”, e nis rrëfimin e saj Loaiza.

“Atëbotë, i kisha dy vende të punës: si arkëtare në një supermarket dhe një tjetër si valltare gjatë fundjavave. Disa javë pasi që e njoha atë burrin, e bija ime, e cila ishte tre vjeç e gjysmë, pësoi sulm astme. Qëndrova me të në spital ditë e natë për dy ditë rresht, derisa ajo nuk e mori veten. Si rezultat i kësaj, i humba që të dy vendet e punës dhe nuk kisha para që të paguaja faturën e spitalit. Isha një nënë e vetmuar. Isha e zhgënjyer. Kështu që rashë në kontakt me atë burrin që e takova në klubin e natës dhe ai më huazoi paratë që të paguaja trajtimin e së bijës. Ky ishte karremi që më zhyti në këtë telash”, thotë ajo.

“Më ofroi punë si një valltare profesioniste në Japoni. M’u duk sikur mënyra më e mirë për të fituar para që të kujdesem për të bijën time dhe të blejë një shtëpi që gjithnjë e dëshiroja për vëllanë tim. E lash të bijën time me nënën. Brenda një jave, isha në Tokio”, tregon Loaiza. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore)

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here