Zvicra do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2015

Kliko per me shume info

zvicerNë fillim të 2015-ës me dhjetëra ligje dhe rregullore të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër. Disa nga ndryshimet e ligjeve do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve

Çmimet e energjisë elektrike do të rriten me rreth 5 për qind. Arsyeja për këtë është kostoja për rrjetin e ngarkuar. Fatura e energjisë elektrike do të rritet kështu për një familje mesatarisht për 42 franga.

Kliko per me shume info

Në fillim të 2015-ës me dhjetëra ligje dhe rregullore të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër. Disa nga ndryshimet e ligjeve do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve

Çmimet e energjisë elektrike do të rriten me rreth 5 për qind. Arsyeja për këtë është kostoja për rrjetin e ngarkuar. Fatura e energjisë elektrike do të rritet kështu për një familje mesatarisht për 42 franga.

Premitë e sigurimeve shëndetësore do të rriten mesatarisht prej 4 për qind, por do të ketë dallime të mëdha regjionale. Përveç kësaj, 800 milionë franga zvicerane do të rishpërndahen, sepse të siguruarit gjatë periudhës 1996-2013 kanë paguar më shumë ose më pak në disa kantone zvicerane, shkruan albinfo.

Të rinjtë nuk do të paguajnë kontribute për AHV nga viti i ardhshëm, nëse ata nuk fitojnë më shumë 750 franga në vit.

Deri në shkurt 2015, SBB është duke testuar një të ashtuquajtur abonoment gjeneral “GA” i natës. Kjo biletë është valide vetëm nga ora 19 deri në përmbylljen e punës në gjithë rrjetin. Kjo “GA” për klasën e 2-të kushton 490 franga dhe është e vlefshme për gjashtë muaj. Pilot projekti do të zgjasë deri në tetor.

Pensionistët AHV dhe IV do ta dinë se sa para kanë në xhepat e tyre nga viti i ardhshëm. Pensioni minimal AHV dhe IV do te pësojë rritje për 5 franga, në 1175 franga në muaj, pensioni maksimal është rritur me 10 franga në 2350 franga.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here