Kosova - Rajoni

Kapen 21 kosovarë pa dokumente në Austri

policiaFluksi i refugjatëve nga Kosova që pa dokumente valide po ua mësyjnë shteteve të perëndimit nuk ka të ndalur.

Mediat gjermane e austriake, duke iu referuar burimeve policore të vendeve përkatëse, njoftojnë për grupe të reja të refugjatëve që policia i ka kapur në vendkalimet kufitare apo në linjat ndërkombëtare të trenave.

Pas raportimeve në baza ditore nga Gjermania për zënien e grupeve të kosovarëve, sot vjen edhe një njoftim për një grup të tillë të zënë në Austri.

Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga meshkuj në mes 20 dhe 46 vjeçarë, shkruan nachrichten.at, transmeton albinfo.

Krahas kosovarëve, policia ka kapur edhe 7 sirianë.

Të gjithë 28 personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Linz. Është konstatuar se që të gjithë (19 meshkuj dhe 9 femra) kanë qenë pa dokumente të rregullta.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close