Lajmi i fundit

Krimi i dyfishtë në Vlorë, policia: Vajza e vrarë refuzoi lidhjen me autorin

vrasja-vlore-viktimatPolicia e Vlorës me anë të një raporti të zgjeruar ka informuar në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur dje pranë Shkollës së Marinës në këtë qytet ku humbën jetën dy persona, një djalë dhe një vajzë.  
Sipas policisë, autori I krimit Ervis Lulushi pretendonte se kishte një lidhje intime me viktimën shtetasen Paola Bisha me të cilën ka kërkuar takim por që nuk është lejuar nga të afërmit e saj.
Komunikata e policisë:
Vlorë më datë 02.01.2015, rreth ores 13:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të “Shkollës së Marinës” janë dëgjuar të shtëna arme zjarri dhe se ka persona të dëmtuar.

Menjëherë në vend kanë shkuar shërbime të Policisë  Vlorë të cilat falë një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të marra në kohë,  kanë bërë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër të identifikojnë,  ndjekin dhe pas disa qindra metrash ta neutralizojnë e shoqërojnë në Polici  autorin e dyshuar, shtetasin:
•    Ervis Lulush Lulushi, vjec 28, banues në Vlorë;
si dhe ti sekuestrojnë  një armë zjarri tip Pistoletë, të cilën ky person e posedonte në momentin e arrestimit nga policia.

Nga grupi hetimor I Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë i ngritur menjëherë në vendin e ngjarjes  janë kanë kryer  veprime të shpejta hetimore në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se rreth orës 13:20 shtetasi Ervis Lulushi së bashku me shtetasin Henrik Merkaj ka qënë duke lëvizur me automjetin tip Lancia Y, AA307HF,  përgjatë rrugës në lagjen “Uji I Ftohtë” ku ka parë një person të njohur prej tij në lokalin “Grand Gelato”.

Autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Henrik Merkaj dhe i është afruar lokalit  ku ndodhej shtetasja Paola Bisha, e cila ka qënë nën shoqërinë e shtetasve Ina Bisha (e motra),   Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj (bashkëshortë)  vajzën e tyre 4-vjecare,  dhe shtetasin Gerti Arapi, duke konsumuar pije të ndryshme.
Gjatë kësaj kohe autori I dyshuar Ervis Lulushi,  ka kërkuar të marrë takim me shtetasen Paola Bisha, me të cilën  kishte një lidhje dashurore rreth një vit më parë, lidhje e cila ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës e cila prej disa kohësh ndodhej jashtë shtetit.

Pasi nuk është lejuar të takojë shtetasen Paola Bisha, nga personat me të cilët ishte kjo e fundit shtetasi Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të shtetases Paola Bisha, më pas në drejtim të shtetasit Parid Lulushi si dhe ka qëlluar në kokë me qytën e armës shteasin Gerti Arapi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur viktima shtetasit:
•    Paola Bisha, vjec 21, banues në Vlorë, dhe;
•    Parid Veliaj, vjec 28, banues në Vlorë, si dhe është dëmtuar lehtë shtetasi:
•    Gerti Arapi, vjec 28, banues në fshatin, Osmëzez, Berat.
Menjëherë pas krimit autori I dyshuar është larguar nga vendi I ngjarjes dhe ka tentuar të ndalojë automjete të rastit për tu larguar, dhe disa metra larg vendit të ngjarjes nën kërcënimin e armës ka hyrë në automjetin tip Ëolksëagen Golf AA 545 GS, i cili drejtohej nga shtetasi Daniel Mehmeti, banues në Vlorë I cili ndodhej rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjes.

Pasi kanë kryer një pjesë të shkurtër të rrugës me makinë automjeti është bllokuar nga forcat e policsë që kanë mbërritur në vend dhe kishin marrë informacion se me cfarë automjeti po largohej autori. Në këtë moment autori ka braktisur automjetin që grabiti dhe ka filluar të ecë në këmbë I ndjekur nga forcat e policisë të cilat I aknë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Pas disa qindra metra ndjekjeje të tij forcat e Policisë me profesionalizem te larte dhe guxim kane  kanë bërë të mundur rrethimin, neutralizimin  e tij dhe te armes te cilen e mbante te drejtuar ne drejtim te punonjesve te policise, si dhe shoqërimin e tij në Polici.

Nga tërësia e veprimve hetimore paraprake nga Grupi Hetimor shtetasi:
Ervis Lulushi, vjec 27, banues në Vlorë u arrestua në flagrancë për veprat penale  “Vrasje në rrethana të cilësuara”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga nenet 79/e, 278/4 dhe 110 të Kodit Penal.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje nga Policia është bërë arrestimi në flagrancë për “Moskallzim krimi”parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal,  edhe i shtetasit:
•    Henrik Ylli Merkaj, vjec 26, banues në Vlorë, me detyrë oficer I Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë, Berat.

Sqarojmë se shtetasi Ervis Lulushi, disa herë gjatë ndjekjes së tij nga forcat e policisë ka kërcënuar me jetë këto të fundit duke u drejtuar edhe armën e zjarrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close