Pogba: Gabimi që kushton 100 milionë euro

Aktualitet

pogbaaaVlerësimet e gabuara mund t’u kushtojnë shumë shtrenjtë klubeve të futbollit, ndërsa diçka e tillë i ka ndodhur Manchester Unitedit me francezin Paul Pogba.

Legjendari Alex Ferguson rallë ka bërë gabime, por vendimi i tij që Pogba (në vitin 2012) të largohet pa asnjë dëmshpërblim nga “Old Trafford” vlerësohet të jetë gabim shumë i madh i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me kalimin e kohës, Pogba u shndërrua në njërin nga mesfushorët më të mirë në botë dhe tani po kërkohet nga skuadrat më të mëdha, përfshirë edhe Real Madridin.

Së fundi është spekuluar edhe për një kthim të mundshëm te Manchester United, por për diçka të tillë “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë 100 milionë euro.

Gjiganti anglez ishte gati që gjatë këtij janari të thyente rekord në rrafshin e transferimeve, duke u përforcuar me uellsianin Gareth Bale, por Real Madridi e refuzoi një mundësi të tillë. Për këtë arsye trajneri Louis van Gaal është kthyer kah Paul Pogba.

Mirëpo, francezi kohë më parë pati thënë se ndihet krenar që është pjesë e Juventusit, skuadër me të cilën në vjeshtë e vazhdoi kontratën.

Megjithatë, pa marrë parasysh se sa i rëndësishëm është Pogba për Juventusin, është vështirë të besohet që skuadra italiane do të refuzonte ofertën eventuale prej 100 milionë eurosh.

ME TE LEXUARAT