Ja formula “e re” e privatizimeve!

Aktualitet

priQeveria ka planifikuar që gjatë vitit 2015 të shesë të gjitha aksionet që ka në shoqëritë tregtare me kapital tërësisht apo pjesërisht shtetëror, që veprojnë në sektorët jostrategjikë. Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon privatizim me paketa aksionere, ku pronarët e truallit, ish-punëtorët e ndërmarrjeve dhe qytetarët e interesuar mund të bëhen pjesë e procesit.

Por ndryshe nga sa parashikohej në formulat e mëparshme, formula e përzgjedhur për këtë proces ka si risi se të ardhurat që do të arkëtohen do të ndahen mes buxhetit të shtetit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave. Referuar vendimit të miratuar nga qeveria,  të ardhurat e realizuara nga shitja e objekteve shtetërore ndahen 5 përqind e vlerës së shitjes për Ministrinë e Financave, 30 përqind e vlerës së shitjes për ministritë përgjegjëse për ekonominë dhe 65 përqind e vlerës së shitjes i kalon buxhetit të shtetit.  Ndërsa për shitjen e truallit mbi të cilin ndodhet objekti me pronësi shtetërore, 100  për qind  e vlerës së shitjes kalon në buxhetin e shtetit. Përjashtim do të bëhet në rastin kur është i identifikuar ish-pronari i truallit. Në këto raste, të ardhurat nga shitja e truallit do të kalojnë direkt për pronarin. Po ashtu, në vendim përcaktohet se pronarët do të kenë të drejtën e parablerjes së objektit shtetëror të ndërtuar mbi pronën e tyre. Ky nuk është viti i parë që qeveria ndërmerr një proces masiv privatizimesh të shoqërive tregtare apo të objekteve të ndryshme si magazinat apo pronat e ushtrisë. Në mbarë vendin rezulton se janë të paktën 344 shoqëri tregtare ku institucionet publike janë aksionerë të plotë apo të pjesshëm. Scan

ME TE LEXUARAT