Nis taksimi i fitimit të bankave nga interesat e depozitave

Aktualitet

A bank employee counts Euro notes at Kasikornbank in BangkokTIRANE - 16 bankat tregtare që operojnë në vendin tonë, duke filluar nga 1 janari 2015 do të derdhin në tatime, 15 % të fitimeve nga interesat e kursimeve,  nga 10 %që paguanin deri me 31 dhjetor 2014.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave “Mbi tatimin e rritur për interesat bankare ” ka hyrënë fuqi në 1 janar 2015, ndërsa relacioni që shoqëron këtë udhëzim sqaron se, “moment i pagimit të interesave konsiderohet dita e pagimit të interesave në “cash’’ ose dita e maturimit apo rikapitalizimit të tyre”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për tatimin mbi interesat për llogaritë e mbyllura. Tatimi interesave për bonot e thesarit apo letrat me vlerë deklarohet dhe paguhet nga Banka e Shqipërisë jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të pagesës, thuhet në udhezimin e MF-së

ME TE LEXUARAT