Fleckeinstein vizitë treditore në Tiranë për përgatitjen e draft-raportit

Aktualitet

fleckenstein_knutRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeinstein, pritet të vizitojë sërish Tiranën nga data 7 deri në 9 janar.

Gjatë vizitës së tij, raportuesi do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë, ndërsa do të zhvillojë takime me presidentin e Republikës, Bujar Nishani të enjten në orën 13:00, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në orën 10:30, si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha në orën 12:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për shkak se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit. Fleckenstein do të hartojë draft-rezolutën për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Më pas rezoluta pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti.

Mësohet se raportuesi për Shqipërinë do të takojë dhe familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit të ndjerit Aleks Nika. Kërkesa vjen pasi bashkëshortja e të ndjerit, Rajmonda Nika i ka dërguar një letër Fleckenstein, ku i kërkon ndërhyrjen e përfaqësuesve Europianë që të bëhet drejtësi për 21 janarin.

Eurodeputeti e vizitoi Tiranën në 22 dhjetor me qëllim hartimin e një deklarate të përbashkët me mazhorancën dhe opozitën, ku u dha edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës që kjo e fundit t’i rikthehej punës në Kuvend.

ME TE LEXUARAT