Vajza e Namik Dokles kritikon ashpër reformën në shëndetësi

Kliko per me shume info

vajza-doklesAnika Dokle, një nga mjeket e spitalit “Koço Gliozheni” në Tiranë e njëkohësisht vajza e deputetit socialist Namik Dokle shpreh pakënaqësinë e saj ndaj formës që është duke u përdorur për fushatën antikorrupsion në shëndetësi.

Në rrjetin social Facebook, Anika shkruan se mes shumë problematikave të shëndetësisë, gjashtë çështje, problemi nuk mbetet te verifikimi i prezencës së mjekëve në spitale, porse është më i thellë se kaq.

Kliko per me shume info

“Fushata Antikorrupsion në Shëndetësi!

Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në Prada, me lista emërore mjekësh në dorë, bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare. Nuk duan t’ja dinë cfare nuk shkon me shërbimin spitalor:

-Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit.

-Nuk ka material laboratorik të nevojshëm për të bërë DIAGNOZE të denjë për një Spital Terciar.

-Nuk ka ilace, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit

-Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).

-Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhë të gjata të papërballueshme)

-Nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë. etj etj

Asnjë vlerësim të treguesve të performances së mjekëve! Vetëm PREZENCA(plot mjeke që tolloviten 8 orë nëpër spital)!

Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushatë!!! Duart Lart!!!!

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here