Aktet terroriste

Autorët e masakrës rrëmbyen makinën, shoferi: Më thanë jemi Al Qaeda e Jemenit

vrasVëllezërit sipas zyrtarëve të shërbimeve sekrete janë të lidhur me grupet militante ndërsa kanë përdorur slogane islamike gjatë të shtënave dhe grabitjes së një makine në veri të qytetit. Të premten ata grabitën makinën në qytetin Montagny_Sainte-Felicite përpara se të udhëtonin drejt Dammartin.

Pronari i makinës tha se arriti ti njohë ata dhe ti identifikojë si vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi. Në një deklaratë për median, Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve konfirmoi se këta persona ishin pikërisht dy të dyshuarit të cilët i kishin thënë “na duhet makina, zbrit në tokë. Nëse të pyesin mediat thuaj Al Qaeda në Jemen”. Të dyshuarit janë rrethuar në një shtypshkronjë që mban emrin CTD siç njoftoi agjencinë AFP një burim nga grupet e hetimit në terren.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close