Durrës, zjarr në banesë, shkrumbohet i moshuari

Aktualitet

ambulanca-maqedonNjë shtepi është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 të qytetit te Durresit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në një banesë të vjetër dy-katëshe pranë murit të kalasë.

Per shkak te zjarrit në banesë ka gjetur vdekjen një i moshuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se si pasojë e flakëve ende nuk është nxjerrë trupi i pajetë i të moshuarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi zjarrfikës ka deklaruar se po punon për nxjerrjen e trupit si dhe për neutralizimin e flakëve. I moshuari jetonte i vetëm, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet një ngrohëse e harruar ndezur. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT