Aktet terroristeLajmi i fundit

Franca mbetet pa frymë, viktima dhe pengje, kërkimi nuk ka të ndalur

Policia franceze ka rrethuar një ndërtesë në zonën veriore të Parisit ku dyshohet se po qëndrojnë dy të dyshuarit si autorë të masakrës në Charlie Hebdo. Kat ë dhëna se ata kanë mundur të marrin edhe pengje të cilat po i mbajnë në këtë zonë. Të dyshuarit gjatë gjithë paradites kanë qenë në zonën e Dammartin-en-Goele, 35 kilometra nga Parisi ndërsa pohohet se kanë deklaruar se janë të gatshëm të vdesin si martis.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan fillimisht në orët e mëngjesit. Ato erdhën nga një makinë që ecte me shpejtësi. Gjithçka ndodhi në lindje të Parisit. Një person i armatosur që dyshohet se është vrasësi i polices në ngjarjen e djeshme në Paris, dyshohet se ka marrë peng personelin e një dyqani duke e shpërqëndruar kështu policinë në dy zona të ndryshme.

Më herët, një burim policer e lidhi vrasjen e polices ditën e djeshme me sulmin e pardjeshëm në Charlie Hebdo ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

Të vëllezërit sipas zyrtarëve të shërbimeve sekrete janë të lidhur me grupet militante ndërsa kanë përdorur slogane islamike gjatë të shtënave dhe grabitjes së një makine në veri të qytetit.

Të premten ata grabitën makinën në qytetin Montagny_Sainte-Felicite përpara se të udhëtonin drejt Dammartin.

Pronari i makinës tha se arriti ti njohë ata dhe ti identifikojë si vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi. Në një deklaratë për median, Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve konfirmoi se këta persona ishin pikërisht dy të dyshuarit.

Të dyshuarit janë rrethuar në një shtypshkronjë që mban emrin CTD siç njoftoi agjencinë AFP një burim nga grupet e hetimit në terren.

Zyrtarët njoftuan të gjithë banorët e këtyre zonave që të kenë kujdes e të mos dalin nga shtëpia ndërsa të gjithë fëmijët e shkollave janë marrë dhe evakuuar në një ndërtesë ku mund të bashkohen me prindërit.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme deklaroi se nuk ka patur të vdekur dhe as të plagosur të premten, ndryshe nga sa kishin raportuar mediat.

Christelle Alleume, e cila punon në afërsi të CTD në Dammartin, tha se një prej të dyshuarve e kishte takuar në mëngjes ndërsa po pinte një kafe.

“Ne kemi dëgjuar të shtëna dhe jemi rikthyer shpejt sepse kishim frikë”, tha ajo për një television francez. “Policia kishte njoftuar të viknim dritat dhe të mos rrinim pranë dritareve”, vijoi ajo.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close