INSTAT: Ekonomia u rrit 3,3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014

Kliko per me shume info
instat-4Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 3,30 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti, Hotele dhe Restorante me 1,71 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 1,09 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,81 pikë përqindje, Industria me 0,37 pikë përqindje, dhe Bujqësia, Gjuetia dhe Pyjet me 0,24 pikë përqindje, Posta dhe Komunikacioni me 0,15 pikë përqindje. Dega që ka kontribuar negativisht është Transporti me -1,05 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shfaqen si më poshtë: Aktiviteti Bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1,19 %. Grupi i Industrive pati rritje prej 2,45% në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e
tretë të vitit 2013. Në këtë grup, Industria Nxjerrëse dha ndikimin më të madh pozitiv me një rritje prej 4,53 %, ndërsa Industrisë Përpunuese u rrit me vetëm 0,93 % e ndikuar nga nën dega Energjia Elektrike e cila pati një rënie me 30,15 %.
Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2014 pati rritje prej 7,53 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013. Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 10,41 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 11,11 % ndërsa hotele dhe restorante patën rritje me 5,75 %. Aktiviteti i Transportit ka shënuar një rënie prej 24,07 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 5,39 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013.

 

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here