Raporti i PE, Fleckenstein-Naços: Hartimi i ligjeve, punë më e lehtë se zbatimi

Kliko per me shume info

nacoReporteri i PE-së, Knut Fleckenstein është shprehur sot se “hartimi i ligjeve është puna më e lehtë në krahasim me përpjekjet që duhen bërë për zbatimin e ligjit”, gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço.

Fleckenstain është duke zhvilluar takime këto ditë në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, para se të përgatisë Raportin për reformat në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë njoftuan se ai ka shprehur interes edhe për funksionimin dhe rolin e portalit online “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, ndërsa ka vlerësuar rolin e përfshirjes së një gjenerate të re juristës, që do t’i jepte një frymë të re sistemit.

Ministri Naço nga ana e tij ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë ndërsa e ka informuar z. Fleckenstein për ecurinë e reformave të ndërmarra, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare, për ta drejtuar në një rrugë pa kthim reformën në drejtësi.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi çështje që prekin funksionimin dhe rolin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa Ministri Naço bëri prezente ndryshimet ligjore të realizuara si nevojë urgjente e kthimit të këtij institucioni në funksion real, duke e vënë theksin në krijimin e një sistemi efektiv të vlerësimit të punës së gjyqëtarëve, por dhe për ndryshimin e përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të KLD-së.

Ministri Naço është shprehur i interesuar edhe për pjesëmarrjen e opozitës në këtë komision, duke theksuar rëndësinë e një procesi reformues gjithepërfshirës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here