Ristani: Emiliano Shullazi kërcënoi Lulzim Bashën sapo u lirua

Aktualitet

ristaniPartia Demokratike e denoncoi faktin se sipas saj Edi Rama, i ofroi të gjitha lehtësitë Emiliano Shullazit në lidhje me ngjarjen e fundit kriminale, dhe kjo tashmë është e qartë për mbarë publikun. “Kreu i bandës kriminale përfitoi nga favoret e krijuara prej Edi Ramës dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur ai bridhte i lirë nëpër baret e Tiranës. Të gjitha këto shkojnë përtej mundësive të një banditi. Këto janë rrethana që Emiliano Shullazit ia krijoi Kryeministri i vendit sipas paktit kriminal. Cila është marrëveshja që ke ti z.Rama me Emiliano Shullazin? A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës? A e lirove ti Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës sic edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë?”, shtroi pyetjet Arben Ristani.

Je sot z.Rama përballë këtyre pyetjeve, vijoi Ristani, që janë padyshim jo vetëm akuzat por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë. "Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës. Nuk ka tjetër përgjegjës vec teje, dhe të sigurojmë se këtë përgjegjësi do ta mbash deri në fund”, nënvizoi Ristani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT