Xhelil Gjoni: Imami e Pashko konsultoheshin me mua për PD, PR u krijua në zyrat e PPSH-së

Politikë

xhelillIsh-sekretari i Partisë së Punës së Shqipërisë për Tiranën në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Panorama” rrëfen se si konsultoheshin në Komitetin Qendror themeluesit e Partisë Demokratike gjatë lëvizjes së dhjetorit 1990. Por dhe sesi PR u themelua në dhomën e Delegacioneve të PPSH-së.

Në pjesën e tretë të intervistës dhënë gazetarit Aristir Lumezi, që u botua sot Gjoni deklaroi se të gjitha rekomandimet që u janë dhënë themeluesve të PD-së dhe PR-së janë zbatuar, ndërsa e ka parë problematik gjithmonë rolin e Azem Hajdarit për agresivitetin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Imami e Pashko konsultoheshin me mua

Xhelil Gjoni: “Arben Imami dhe Gramoz Pashko janë takuar shpesh me mua gjatë kohës që krijohej PD dhe pas krijimit. Të gjithë mësimet që u kemi dhënë ikanë zbatuar një më një. Vetëm se na dilnin jashtë loje kur takonin elementë si Azem Hajdari, që shpërthenin kot. Ai u përkiste elementëve agresivë që krijonin situata tensioni”

PD ka qenë fund e krye e konsultuar me ne te Komiteti Qendro që i njihnim punët e partisë. Konsultimet nuk i bënte Ramizi por I bënim ne që ishim në kontakte me ta”

PR u themelua në dhomat e Komitetit Qëndror

Xhelil Gjoni:  “Kemi bërë shumë takime gjatë lëvizjes së Dhjetorit. Po marr si shembull Partinë Republikan në krijimet e saj. Sabri Godo u thirr në dhomën 80 të Komitetit Qendror të PPSH-së e cila ishte dhoma e delegacioneve. Meqënëse Sabriu shkonte me Sofon, (Sofokli Lazrin) burrë I zgjuar u takuan bashkë sepse do të krijonim Partinë Republikane. Me të ishte edhe Vangjush Gambeta, zv/ kryeredaktor i “Zërit të Popullit”. Ata kishin nevojë që të konsultoheshin për krijimin e partisë së re. Kërkesa e tyre ishte si të formojmë një parti Republikane si të kohës së Nolit”

ME TE LEXUARAT