Ekonomia

Riparohet dhe vihet në punë skaneri i kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit

durresSkaneri që ndodhet në sheshin e kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit prej ditës së sotme është funksional dhe i riparuar plotësisht. Ky skaner qëndronte jashtë funksionit që nga viti 2012, duke ndikuar në punën e përditshme mes doganës dhe operatorëve ekonomikë.
Dogana Shqiptare ka marrë masat për përcaktimin e shkallës së dëmtimit të skanerit dhe pas evidentimeve të kryera është nisur edhe riparimi i tij i plotë.
Ky skaner është dhuratë e qeverisë kineze, dhe është marrë në dorëzim në prill të vitit 2008. Por që nga viti 2012, ai ka qenë tërësisht jashtë funksionit. Për riparimin e tij janë marrë sërish specialistë kinezë, të cilët kanë konstatuar që ky skaner ka punuar vetëm 200 orë/punë dhe më pas është prishur. Skanerit nuk i ishin kryer shërbimet e nevojshme për ta mbajtur në punë, çka kishte sjellë dëmtimin dhe nxjerrjen e tij jashtë funksionit.
Me skanerin e riparuar dhe funksional tashmë në Doganën e Portit të Durrësit do të rritet shpejtësia me të cilën kontrollohen dhe përpunohen kontenjerët, duke i dhënë biznesit me shumë lehtësi dhe shpejtësi, ndërsa nga ana tjetër, dogana kryen kontrolle më efikase, më të shpejta dhe të sigurta.
Riparimi i tij u bë nga shoqëria “Nuctech Company Limited”, e cila mori përsipër realizimin e kontratës në vlerën 5 444 320 lekë pa Tvsh, konform të gjitha proçedurave të tenderimit.

Avantazhet e përdorimit të skanerit janë si më poshtë:

Rritje e mundësisë për evidentim të shkeljeve doganore në përgjithësi duke çuar në rritjen e të ardhurave
Rritje e mundësisë për evidentimin e trafiqeve të paligjshme (narkotikë, armë, klandestinë, etj.)
Reduktimi i kohës dhe kostos së përpunimit të mjeteve të përzgjedhura për kontroll
Mundësi më të mëdha kontrolli për mallra të cilat kërkojnë kushte specifike kontrolli
Përdorim/shpërndarje më e mirë e burimeve njerëzore
Ndërtimi i reputacionit/forcimi i besimit të publikut
Reduktim i kostove për biznesin

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close