"Princesha Lady Diana ishte shtatzënë natën që vdiq"

Showbiz

lady-dianaNjë zbulim i rralle është bërë në Britaninë e Madhe mbi vdekjen e Princeshës Diana dhe do të luhet në një dramë kontroversiale në Londër në javën e ardhshme.

Diana ishte shtatzënë me një “bebe myslimane” natën që humbi jetën në aksidentin në Paris në krah të të dashurit Dodi Al Fayed në vitin 1997.

Ngjarja do të vihet në skenë nën titullin “Të vërteta, Gënjeshtra, Diana”. Gjithashtu është zbuluar se Diana kishte folur për lidhjet e shumta jashtëmartesore të princit Filip, por ai dhe mbretëresha kishin një marrëveshje.

Kjo histori vjen në një moment shumë kritik për pallatin mbretëror britanik pasi pak ditë më parë Duka Andrew u akuzua për marrëdhënie seksuale me një minorene dhe është përfshirë në një skandal që vështirë se do të dalë kryelartë. Personi që zbuloi “sekretin” e Dianës shtatzënë thotë se nuk është penduar aspak që e ka bërë një gjë të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Regjisori Jon Conway tha se është koha që të gjithë të marrin vesh të vërtetën mbi princeshën e tyre. Historia bazohet nga raportimet e një gazetari që ndiqte Dianën në kohën kur ajo humbi jetën i cili pohon se Diana ishte shtatzënë me Dodin në momentin që vdiq.

Gjithashtu regjisori Conway ka edhe dëshminë e një mjeku i cili ishte i pranishëm në momentin e sjelljes së trupit të Dianës në spital në 31 gusht 1997.

“Kur sollën Dianën ishe edhe një fetus. Unë dhe kolegu im e pamë por nuk mund të flisnim. Nuk mund të rrezikonim karrierën tonë”, tha mjeku të cilin regjisori ka preferuar që t’a lërë anonim.

Në dramën që do të shfaqet ditët e ardhshme flitet edhe për tradhtinë e Princit Charles ndaj Dianës vetëm pak ditë para martesës dhe dëshirën e saj për të anuluar gjithçka.

ME TE LEXUARAT