Austria nuk pranon azilantë kosovarë

Kosovë&Rajon

briegerAmbasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian se, asnjë kosovar nuk do të marrë azil në Austri.

Sipas KosovaPress, Brieger ka thënë se shteti austriak u jep azil vetëm atyre që janë të persekutuar, që janë në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet ekonomike nuk janë arsye që të marrin azil në Austri.

Sipas ambasadorit Brieger, kërkesat për azil në Austri nga kosovarët janë dramatike.

“Vetëm nga 1 janari kemi 287 kërkesa për azil, gjë që është një rritje dramatike. Në vitin 2014 kemi pasur 1945 kërkesa, ku vetëm në dhjetor, 854 njerëz kanë kërkuar azil”, ka thënë Brieger. Sipas tij, këta njerëz në fund do të humbin sepse brenda disa javëve do të kthehen në Kosovë.

ME TE LEXUARAT