Gazeta izraelite fshin Merkelin e Jahjagën nga fotoja e liderëve të Marshit në Paris (Foto)

Kosovë&Rajon

parisNjë gazetë izraelite është kritikuar për fshirjen e Angela Merkel dhe lidereve tjera botërore, ku bënte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, nga fotoja me 40 liderë, që është bërë të shtunën në Paris.

“HaMevaser”, një gazetë konservatore e ortodoksëve hebrenj, akuzohet për largimin e femrave nga fotoja me Photoshop.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky “lëshim” u bë i ditur së pari nga disa media izraelite, e pastaj bëri bujë në të gjithë mediat botërore.

Edhe në të kaluarën, gazeta konservatore ortodokse nëpër botë kanë bërë veprime të ngjashme, duke larguar femra nga fotot.

ME TE LEXUARAT