Kosova - Rajoni

Krasniqi: Koalicioni po blen njerëzit e opozitës

krasniqi2014Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Kraniqi, po thotë se Koalicioni Qeverisës LDK – PDK, me shantazhe po blen njerëzit e opozitës por edhe të Nismës.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social facebook, Krasniqi thotë se me këto shantazhe dhe blerje të ndonjë individi, nuk zgjidhen problemet e shumta të qytetarëve të Kosovës

“Kështu, ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpresë çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes së njerëzve të opozitës e as te Nismës për vende të punës (zv. ministra e diplomaci).

Ata duhet ta ndërprenë çdo formë të pazareve për blerjen e njerëzve të opozitës me paratë publike! Me këto veprime të pa ligjshme, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni të thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional”, ka shkuar Krasniqi në facebook.

Reagimi është bërë pas largimeve të fundit nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Kësaj partie, së fundmi i është larguar edhe mbi 80 për qind e strukturës së Nisma për Kosovën dega Gjakovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close