Mustafa në Prizren për Vitin e Ri ortodoks

Kliko per me shume info

mustafaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse në Prizren, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks.

Kryeministri Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, me ç’rast i ka uruar këtë festë si dhe ka përcjell mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks, njofton kumtesa nga Kryeministria .

Kliko per me shume info

Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkretë që lidhen me fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here