Policia e Kosovës ndërron uniformën dhe logon

Kosovë&Rajon

POLICI KOSPolicia e Kosovës shumë shpejtë do të marrë një pamje të re. Uniforma dhe logo të cilën e ka bartur ky institucion për më shumë se dhjetë vite, do të largohen gjatë këtij viti nga përdorimi.

Gazeta Tribuna ka mësuar se dizajni i ri i uniformës së Policisë ka dallime të mëdha nga ekzistuesja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazetën Tribuna se, Policia e Kosovës do të fillon që të furnizohet me uniformë të re sipas dizajnit të ri gjatë këtij viti.

“Të gjitha procedurat rreth projektit ‘Furnizim me uniformë të re për Policinë e Kosovës, kanë përfunduar gjatë vitit të kaluar dhe se kontrata është nënshkruar me datë 22 tetor 2014’, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se dizajni i ri i uniformës së Policisë së Kosovës i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2013 ka dallime nga ekzistuesja si për nga kualiteti/cilësia i uniformes po ashtu edhe nga dizajni duke përfshirë edhe logot.

ME TE LEXUARAT