Prokuroria serbe nis hetimet paraprake për huliganin Ivan Bogdanov

Kliko per me shume info

ivani“Prokuroria serbe ka filluar hetimet paraprake kundër Ivan Bogdanov per veprimet e tij gjate ndeshjes Serbi-Shqipëri”. Keshtu shkruan gazeta kosovare “Express” lidhur me organizatorin e incidenteve në ndeshjen Serbi – Shqipëri, huliganit Ivan Bogdanov.

“Vetëm tani kanë filluar hetime paraprake për huliganin serb, Ivan Bogdanov, pasi ky i fundit “pushtoi” fushën në sfidën Serbi-Shqipëri”, theksohet ne nje informacion te kesaj gazete publikuar ne internet.

Kliko per me shume info

“Mediat serbe raportojnë se Prokuroria e Beogradit ka filluar hetimet për përfshirjen e Bogdanovit në fushën e gjelbër, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që ai bën një gjë të tillë”, theksohet në të.

Ivan Bogdanov edhe më parë ishte dënuar për prishjen e ngjarjeve sportive, por ai përsëri po arrin të futet në stadiumet serbe, madje edhe në një ndeshje të rëndësisë së ajo kundër Shqipërisë, ku ky i fundit hyri në fushë për të sulmuar futbollistët shqiptarë, të cilën u sulmuan edhe nga disa huliganë të tjerë serbë.

Grushte e shqelma për futbollistët shqiptarë dhanë edhe policia serbe gjatë largimit nga stadiumi, shkruan Express.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here