Ekonomia

Reforma, Rama dhe Veliaj shpërndajnë pensionet e para sipas formulës së re

ramaKryeministri  Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndanë sotpensionet e para sipas formulës së re, e cila solli rritjen e masës së përfitimit të pensionit mbi tavanin 240mijë lek për të gjithë pensionistët, por edhe vendosjen e një pensioni social për 70 vjeçarët që nuk kanëplotësuar vitet minimale të punës dhe me ligjin e vjetër nuk përfitonin asnjë qindarkë.Agim Pineti ishte qytetari i parë, i cili mori sot pensionin me reformën e re: Me ligjin e ri, i cili hyri nëfuqi në 1 janar 2015, ai përfitoi 271 mijë lekë si pension pleqërie, në një kohë kur me ligjin e vjetër do tëkishte marrë vetëm 240 mijë lek; pra, me formulën e re ai përfitoi 31 mijë lek më shumë.Po ashtu, z. Rama dhe z. Veliaj shpërndanë për herë të parë edhe pensionin e parë social për të ëmën eviktimës së 21 janarit, Hekuran Deda, si dhe pensionin e minatorit për Durim Killon, i cili me hyrjen nëfuqi të ligjit të ri për minatorët mori 80 mijë lek më shumë."Sot jam shumë i lumtur që teksa lidhim pensionet e para sipas skemës së re, ia kemi dalë mbanë tëravijëzojmë një reformë që mundëson rritjen e pensioneve për të gjitha fashat e pagave, pa rritur normëne kontributit dhe madje edhe duke ulur deficitin. Formula e re e llogaritjes e cila masën e pensionit mujore llogarit si pension social plus 1% për çdo vit pune nuk aplikon më asnjë pension tavan dhe rrjedhimishtpensioni varet tashmë vetëm nga vitet e siguruara dhe paga mbi të cilën janë paguar kontributet. Kjomasë e forcon lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve dhe, e shprehur në një gjuhë popullore, i kthenhakën të zotit”, deklaroi ministri Veliaj.Sipas tij, reforma nuk ndryshon as normën e kontributit. Ajo do të vazhdojë të jetë 24.5% e pagës, nga ecila 9.5% paguhet nga punëmarrësi dhe 15% nga punëdhënësi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close