Ekonomia

Testimi i bluzave të bardha, Beqaj: Askush nuk do të largohet nga puna

beqajTestimi që do të aplikohet për mjekët dhe infermierët në spitalet shqiptare nuk do të bëhet për të larguar stafin nga puna, por thjeshtë për një fotografim të nivelit mjekësor në vend. Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të vendosen penalitete në rast të moszbatimit të kontratave nga specializantët.

Ministri i Shëndetësisë ka qetësuar bluzat e bardha duke deklaruar se testimi nuk do të shërbejë për largime nga puna. Ilir Beqaj ka mbrojtur skemën e qeverisë duke folur në ambjentet e fakultetit të mjekësisë, nga ku u shpreh se ky testim do të jetë një kontroll për nivelin e njohurive .

“Dua të konfirmoj që testimi nuk është për të larguar njeri nga puna , mjekë apo infermierë, por ndërkohë duam që dijet e tyre t’i testojmë dhe të dimë ku jemi sot që t’i plotësojmë apo përditësojmë”.

Gjithashtu Ministri i Shëndetësisë iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga opozita për testimin e mjekëve dhe infermierëve.

“Është një përgjigje ku plotësojmë një boshllëk dhe përgjigja që dua tu jap atyre është që të paktën sot duhet të heshtin nëse nuk kishin kurajon politike dhe profesionale t’i kërkonit të falur për këtë bllokim që i bënë specializimeve për 4 vjet, me pasoja edhe në një të ardhme të afërme në nevojat për mjekë në Shqipëri”.

Vetëm pak para kësaj deklarate opozita deklaroi se ky testim është kundër ligjit.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close