Tiranë, ekstradohet nga Gjermania shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje

Aktualitet

rinas2014Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania Sihat Celajn, i dënuar me akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë. Burimet zyrtare njoftuan sot se zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 13.01.2015, kreu ekstradimin nga Frankfurti/Gjermani, drejt vendit tonë, të shtetasit Sihat ÇELAJ, 30 vjeç, banues në Lapardha të Vlorës.

Sipas njoftimit, ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 403, datë 29.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana te cilësuara të mbetur ne tentative“, parashikuar nga nenet 79/dh, dhe 22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas akuzes se policise, më datë 30.08.2009, shtetasi Sihat ÇELAJ është grindur me disa shtetas të tjerë. Më datë 31.08.2009, shtetasit që ishin perfshirë në konflikt, kanë shkuar për sqarim në shtepinë e Sihat ÇELAJ, por shtetasi Sihat Çelaj i ka qëlluar më armë zjarri.

"Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në datën 08.10.2013, shtetasi Sihat ÇELAJ (Vidi OCELLI) u arrestua nga autoritetet policore gjermane, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve", ka thene policia.

ME TE LEXUARAT