Tiranë, mashtroi 36 familje me shitje apartamentesh, ndërtuesi në kërkim ndërkombëtar

Aktualitet

prokuroria14Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka përfunduar hetimin dhe ka derguar për gjykim dosjen penalendaj shtetasit Hajdin Zyberaj, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Dini-2009”, për veprën penale të “mashtrimit ndaj shumë personave me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga hetimi i prokurorisë rezulton se i pandehuri ka mashtruar së paku 36 persona, të cilët kanë blerë apartamente dhe dyqane në ndërtimin e tij në zonën e Qesarakut, Linzë, por që më pas ka rezultuar se këto prona u janë shitur dy ose më shumë personave të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personat e dëmtuar janë të pajisur të gjithë me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në disa milionë euro.

Në fund të vitit 2013, të gjithë kallëzuesit kanë konstatuar se në ambjentet që kishin blerë kishin hyrë persona të tjerë, edhe ata të pajisur me kontrata të rregullta noteriale. Në këto kushte, kallëzuesit kanë kërkuar takim me administratorin e “Dini-2009”, por rezultonte se ai ishte larguar nga Shqipëria. Edhe gjatë hetimit, rezulton se i pandehuri Hajdin Zyberaj nuk është gjetur në Shqipëri dhe per pasoje eshte bere shpallja e tij ne kerkim nderkombetar ndersa procesi do te zhvillohet ne mungesë deri ne arrestimin e te pandehurit.

ME TE LEXUARAT