Derven, aksidentohet ambulanca, dërgonte në spital të plagosurin në aksident

Aktualitet

ambulanca-maqedonAksident më pasojë plagosjen rëndë të një 34-vjeçari nga Shkodra në aksin rrugor Laç-Fushë-Krujë.

Makina tip “Wolsvagen Pasat” për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara është përplasur me trafik-ndarësen në afërsi të fshatit Gjorm.

I plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Edmir Brahimi, i cili është nisur me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ambulanca që po e transportonte të plagosurin në spital është përplasur me një tjetër mjet në afërsi të fshatit Derven.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë një makinë që dilte nga një rrugë dytësore që i ka prerë rrugën ambulancës ku ndodhej i plagosuri.

Ky i fundit është nisur drejt Spitalit Ushtarak me një tjetër ambulancë ndërsa policia po heton aksidentet.

ME TE LEXUARAT