Haziri: Vucici po vjen në Kosovë për pelegrinazh

Kosovë&Rajon

haziriNënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, viziten e kryeministrit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçic së bashku me ministrat për festat ortodokse e quan si peligrinazh.

“Kosova nuk mundet me qenë e rrezikume prej Serbisë”, ka thënë Haziri, njëherit edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, vend ky në të cilën Vuciq do të nisë vizitën në Kosovë, në fshatin Pasjan për të marrë pjesë në hapjen e maternitetit.

Në një intervistë për RTK, Lutfi Haziri, ka folur edhe për zgjedhjet në LDK duke thënë se kjo parti do të ketë kryesi jashtëzakonisht të fuqishme politikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke komentuar largimet e fundit të qytetarëve të Kosovës, Haziri ka thënë se më shqetësuese e sheh pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja e sidomos zhvillimet që kanë të bëjnë me radikalizmin.

Daljen për mundësi më të mëdha e sheh si proces të shkaktuar nga mos liberalizimi i vizave duke shtuar se ata në këtë mënyrë e rrezikojnë të ardhmen e vet për qarkullim të lirë në kohën kur shumica do të mund të udhëtojnë.

“Ata kanë me pasë kufizime për të lëvizur në BE,” ka thënë ai dhe se qarkullimi i lirë garantohet vetëm për ata që nuk kanë probleme me ligjin, por duhet t’i bëhet e ditur për të drejtat dhe kufizimet që kanë qytetarët që zgjedhin këtë rrugë.

ME TE LEXUARAT