Aktualitet

Korcë, dy të dyshuar hetohen për trafikim ikonash nga kisha e Boboshticës

policia_korce14Policia e Korcës ka nisur hetimet ndaj dy shtetasve të dyshuar për trafikim ikonash nga kishat shqiptare pas një denoncimi për tentativë vjedhje ikonash e afreskesh nga kasha e Boboshticës.

Policia e Korcës ka deklaruar se më datë 14.01.2015, nga ana e Seksionit Kunder Tarfiqeve Paligjshme Korçë ne bashkepunim dhe me Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Korçë filloi procedimi penal ne gjendje te lire ne ngarkim te shtetasve S.Z, vjeç 53, banues Korçë dhe shtetasit P.C, vjeç 52, banues në Korçë.
Indicje për këtë procedim penal të regjistruar në Prokurorine pranë Gjykates së Shkalles së Parë Korcë sherbeu materiali filmik i paraqitur më date 12.01.2015 në emisionin “Ça thu” në televizionin “Agon Channel” si dhe artikulli i botuar në shtypin e sotëm dhe konkretisht në gazeten ‘Mapo” të datës 13.01.2015.
Pas identifikimit të personave të lartpërmendur të perfshire në ketë ngjarje, nga ana e Seksionit Kunder Tarfiqeve Paligjshme, janë kryer edhe veprimet e para hetimore ku është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkretisht e kishave të “Shën Johanit” dhe “Shën Dhimitrit” ndodhur në fshatin Boboshticë të Korçës. Nga kqyrja në keto dy kisha nuk ka rezultuar se në to kishte mungesa të ikonave apo sendeve te tjera të nevojshme për sherbesat fetare si dhe nuk kishte asnjë dëmtim në afresket murale apo portat hyrese të tyre.
Janë administruar me cilesinë e provës materiale kartelat perkatëse të cilat vertetojnë se keto dy kisha,p ërvec afresket e ndodhura në muret e brendshme të tyre, janë monument kulture dhe nën mbrojten e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kultures në Korçë ku nga ana e ketyre të fundit mëngjesin e sotem të datës 13.01.2015
është bërë edhe një inventar dhe kqyrje në keto dy kisha ku ka rezultuar se nuk kishte asnjë demtim apo mangesi ne keto dy objekte.

Jane pyetur me cilesinë e deklaruesit shtetasit M.L me detyrë prift që shërben në këto kisha i cili ka deklaruar se nuk ka asnje mungese në ikonat dhe sendet kishtare të këtyre kishave si dhe shtetasit K.Xh dhe bashkeshortja e tij V.Xh e cila, me miratimin e bashkeshortit te saj i cili është edhe personi që administron celesat dhe kujdeset për këto kisha. Nepermjet bashkepunimit me televizionin Agon Channel është administruar në cilesinë e provës materiale një “CD” me regjistrimin e pamjeve filmike dhe zanore për rastin ne fjale.

Të pyetur si persona nën hetim shtetasit S.Z dhe P.C, kanë deklaruar se kishin takuar fillimisht në qytetin e Korçës rastesisht një person që ishte prezantuar me emrin Agon nga Maqedonia i cili ishte i interesuar të vizitonte objektet e kultit në këtë qytet dhe deshironte të blinte ikona. Për këtë qellim ai eshte marre prej tyre me automjetin e shtetasit S.Z, dhe se bashku kanë shkuar në fshatin Boboshticë ku pasi kanë marrë celesat e kishave nga banesa e shtetasit K.Xh, administrator i tyre, kanë shkuar të te dyja kishat ,ku në pamjet filmike paraqitet hyrja në kishën e Shën Dhimitrit dhe pasi kanë parë ikonat ,njerën prej të cilave e ka marrë fillimisht shtetasi P.C dhe me pas është lënë serish në vend, ku i kanë pemtuar atij se do ti siguronin ikona të ngjashme të cilat do të beheshin me prorosi në piktorë vendas kundrejt cmimit të blerjes.
Gjate kontrollit të banesave të shtetasve të lartpërmendur nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme apo objekte të lidhura me këtë vepër penale si dhe në cilesine e proves materiale janë marrë dy telefonat celulare të këtyre shtetasve.
Autoret e dyshuar do te ndiqet në gjendje të lire deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe të kultures” parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close