Ministrja Kodheli i dorëzon hipotekën misionit “Motrat e Nënë Terezës” në Pukë

Kliko per me shume info

Kodheli-ne-Puke-1-254x200Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në qytetin e Pukës, ku i dorëzoi misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës” dokumentin hipotekor të një ndërtese ish-pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila tashmë kalon në pronësi të këtij misioni fetar.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm deputeti i zonës Mark Frroku, imzot Lucian Avgustini ipeshkëv i Dioqezit të Sapës, përfaqësues të misionit “Motrat e Nënë Terezës”, si dhe banorë të qytetit të Pukës.

Kliko per me shume info

Pas përshëndetjes që bëri imzot Lucian Avgustini, ipeshkëv i Dioqezit të Sapës, fjalën e mori ministrja Kodheli, e cila ndër të tjera theksoi se, ky është një vend i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm që meritojnë shumë më tepër. “Meriton shumë më tepër edhe kisha që shërben në këtë vend të ashpër nga natyra, por jo nga bujaria dhe devotshmëria. Unë kam pasur nderin e jashtëzakonshëm dhe fatin e madh ta takoj të paktën dy herë në jetën time Nënë Terezën.

Është  detyrimi im si ministre e qeverisë që unë përfaqësoj, ka vijuar më tej ministrja Kodheli, që të mundësoja shumë pak për një dokument, i cili duhet të ishte marrë dekada më parë. Është pak të them se është turpi i atyre që kanë drejtuar politikën shqiptare për të mos siguruar këtë objekt, që i shërben të paktën 60 familjeve të varfëra, që janë në nevojë ekonomike. Ne jemi gati t’u përgjigjemi të gjithë njerëzve të thjeshtë, shqiptarëve kudo që janë të çdo besimi që kanë. E rëndësishme është që të respektojmë njeri-tjetrin dhe kjo është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mbarë që qeveria shqiptare ka me kishën katolike dhe me gjithë institucionet e tjera fetare për ta ndërgjegjësuar këtë marrëdhënie gjithnjë dhe më të bukur,  për ta çuar më përpara shërbesën e njerëzve besimtarë, të cilët kanë merituar dhe meritojnë shumë më tepër në gjithë këto vite.

“Misioni juaj është fisnik, njerëzor, human dhe besoj se ky dimension duhet ruajtur, për të ngritur në majat e respektit, mbarë botën. Ju falënderoj që ekzistoni, për çka bëni për njerëzit dhe shpresoj shumë që bashkëpunimi ynë të jetë  gjithmonë i frytshëm, i devotshëm,  i ngushtë në shërbim të qytetarëve, të besimit të fortë që duhet të keni se, gjërat në Shqipëri do të bëhen më mirë, do të bëhen më bukur”, ka përfunduar fjalën e saj ministrja Kodheli.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here