Ekonomia

Spiropali: Lehtësim e qartësim të procedurave për biznesin

spiropaliDrejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi të mërkurën se, administrata doganore synon lehtësimin e qartësimin e procedurave për biznesin.

“Kodin e ri Doganor nuk na e kanë kërkuar në Bruksel, por administrata jonë, vizioni i ri, na ka mandatuar ne që të çojmë përpara këtë Kod, për të mundësuar edhe ndryshimin e mentalitetit në administratën doganore për të caktuar nisma të reja të marrëdhënies me biznesin, per të hedhur një gur themeli për ndryshimin radikal të marrëdhënies mes administratës dhe biznesit, si dhe për të krijuar një marrëdhënie më të drejtë e simetrike”, tha Spiropali.
Objektivat e përgjithshme që synohen të rregullohen me Kodin e ri Doganor janë përmirësimi, thjeshtimi dhe lehtësimi i rregullave dhe procedurave doganore për t’iu përgjigjur zhvillimeve të tregtisë ndërkombëtare dhe nevojave të operatorëve ekonomik. Sipas Spiropalit, Kodi i ri Doganor fut konceptin e operatorëve ekonomikë të autorizuar (AEO). “AEO-të kanë disa avantazhe, si aksesi në procedurën e zhdoganimit të “centralizuar” “Centralized Clearance”, duke i lejuar ata të paraqesin deklaratat doganore dhe të paguajnë detyrimet në të shumtën e rasteve nga zyra e tyre e regjistruar. AEO-të gjithashtu mund të lejohen të lëvizin mallrat, ndërkohë që ato janë ende nën magazinim të përkohshëm. Përveç të tjerave, AEO-të do të kenë mundësi të përfitojnë nga shtyrje të pagesave, në bazë të një garancie me një shumë të reduktuar, në krahasim me operatorët e tjerë që nuk janë AEO, të cilët duhet të sigurojnë një garanci të plotë”, tha Spiropali.
Po ashtu, tha ajo, një lehtësim tjetër për AEO-të ka të bëjë me kohën kur mallrat konsiderohen të çliruara për qarkullim të lirë. Sipas Kodit të ri Doganor, mallrat do të konsiderohen të çliruara për qarkullim të lirë në momentin kur operatori paraqet deklaratën doganore, pa qenë nevoja të bëjë paraqitjen e mallrave. Megjithatë, tha ajo, autoritetet doganore kanë gjithmonë të drejtën të kërkojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të kryejnë inspektime në ambientet ku mbahen mallrat apo dokumentacioni.
“Procedurat e thjeshtëzuara, të parashikuara nga Kodi i ri Doganor, synojnë lehtësimin e tyre, duke ulur kostot dhe rritur sigurinë ligjore për operatorët ekonomikë”, nënvizoi Spiropali

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close