Aktualitet

Tiranë, policia arreston 35 vjeçarin nga Vlora, dyshohej se do të kryente atentat

policia tiranePolicia e Tiranës ka parandaluar një krim të mundshëm, duke arrestuar një person.

Sipas burimeve policore, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar shtetasin Petrit Ademaj, i moshës 35-vjeçare.

Ky shtetas është ndaluar tek zona e Unazës së Re duke udhëtuar me mjetin e tij, një motor të cilindratës së lartë, të modifikuar me të cilin sapo kishte ardhur nga Vlora, dhe gjatë kontrollit të policisë i janë gjetur një pistoletë dhe një granat, me të cilat dyshohet se ai do të kryente një atentat.

Shtetasi në fjalë ishte nën vëzhgim nga polica, ndërsa nuk bëhet me dije se cili ishte objekti apo personi që 35-vjeçari kishte ardhur në Tiranë për të sulmuar.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close