Vizita e kryeministrit serb, shqiptarët e presin me protesta

Kosovë&Rajon

policNë shumë pika, nga kufiri Kosovë – Serbi e deri te vendbanimet që do t’i vizitojë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shqiptarët kanë zgjedhur forma të ndryshme për të protestuar kundër ardhjes së tij në Kosovë.

Në një nga videot që po qarkullon në media, shihen Policë të Kosovës teksa po bëhen gati të shpërndajnë protestuesit shqiptarë në Pasjan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam urdhër t’ju largojë nga ky vend për 500 metra. Si do të largoheni, u takon juve të vendosni. Unë do ju lutesha që të largoheni vetë. Kjo hapësirë duhet të lirohet”, dëgjohet duke iu drejtuar polici protestuesve.

Vizita treditëshe e kryeministrit të Serbisë në Kosovë do të sigurohet nga Policia e Kosovës.

ME TE LEXUARAT