Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vizita në Francë, Thaçi: Kosova dëshmoi unitet e tolerancë fetare

thaciZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, duke folur për vizitën që ka pasur në Francë me presidenten Atifete Jahjaga, tha se Kosova ka dëshmuar vullnet dhe gatishmëri, në luftë kundër së keqes dhe kundër terrorizmit.
Sipas KosovaPress, në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet sot, ai tha se kjo vizitë ishte dëshmi e unitetit dhe tolerancës fetare që ekziston në Kosovë.
Ndërsa në kuadër të fuqizimit të fqinjësisë, Thaçi ka përmendur edhe vizitën e tij në Tiranë, ku kanë biseduar për axhendën europiane dhe mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në gjysmën e dytë të muajit mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet