SHBA: “Drejtësia” të ecë përpara, reforma e dhimbshme por e domosdoshme

Aktualitet
SHBA: “Drejtësia” të ecë përpara, reforma e

Pas alarmit per nje marreveshje te fshehet ambasada e shteteve te bashkuara perserit se reforma ne drejtesi po ecën përpara megjithese per ndokend mund te jete e dhimbshme dhe po kerkohet ç’orientim.

Ky reagim i selise diplomatike amerikane vjen nje dite pas deklarateve te kreut te shtetit i cili foli me tone te ashpra ndaj nderkombetareve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme.Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi, synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

Ambasada e shteteve te bashkuara ben te qarte se Uashingtoni zyrtar do te vijoje te jete tejet i perkushtuar per kete proces te rendisishem.

AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE

Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale.

Pak dite me pare ambasadorja Yuri Kim iu drejtua klases politike me nje mesazh te forte duke kerkuar ti jepet fund pazareve me reformen ne drejtesi.

ME TE LEXUARAT