Kosova - Rajoni

Kosova dhe Shqipëria me nga 200 luftëtarë islamistë

isAgjencitë e Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara kanë shtuar masat e sigurisë në rrugë dhe para objekteve qeveritare, kontrollet në aeroporte, në autostrada dhe tek ura të mëdha. Masat e sigurise u shtuan pas sulmeve terroriste në Paris ku u vranë gazetarë dhe civilë të pafajshëm. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar sidomos për rrezikun që paraqesin luftëtarët që kthehen nga vendet e huaja ndërsa vlerësohet se janë 100 deri në 200 luftëtarë nga SHBA që luftojnë me grupet radikale islamike në Irak dhe Siri.

Mediat amerikane kanë shkruar për ligjet që janë miratuar ose amenduar që u ndalojnë pjesëmarrjen në luftëra të huaja dhe kanë përmendur vendet që e kanë bërë këtë, si Shqipëria, Kosova, Australia, Bosnja, Franca, Maqedonia dhe Serbia. Në një hartë-grafike të botuar nga mediat amerikane Kosova dhe Shqipëria raportohet të kenë nga rreth 200 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Shqetësimet për predikimet e imamëve në Kosovë

Derisa në të kaluarën Amerikanët kanë vlerësuar dhe respektuar ‘një formë të fesë islame në Kosovë’ siç e kanë quajtur ‘tolerante dhe që e respekton shumëllojshmërinë,’ gjatë dy-tre viteve të fundit ata kanë shfaqur shqetësimet publikisht dhe në forma të tjera për numrin e kosovarëve të rinj që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe radhitjen e tyre me grupet radikale atje.

Shqetësuese për zyrtarë amerikanë kanë qenë edhe fjalimet e disa prej imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës ku mbështetet një lloj ideologjie e cilësuar gjithashtu ‘denigruese ndaj gjinisë femnore, radikale dhe shoviniste.’

Viteve të fundit Siria, Iraku e Jemeni, sipas burimeve amerikane, janë shndërruar në baza rekrutimi dhe të aksioneve terroriste kundër Perëndimit. i tillë konsiderohet edhe sulmi i fundit në Paris ku ekzekutorët e gazetarëve të gazetës satirike kishin qëndruar dhe ishin trajnuar më parë në Jemen.

Sipas shifrave të fundit të autoriteteve amerikane numri i rekrutëve që udhëtojnë jashtë vendit për të luftuar vazhdon të rritet në rreth 1000 militantë në muaj të cilët ju bashkohen luftimeve në Siri dhe Irak. RTK

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close