Kosova - Rajoni

Kryeministri Mustafa bëri homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak

mustaf recakKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Reçak, në shënim të 16 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat. Kryeministri Mustafa me këtë rast tha se Masakra e Reçakut solli intervenimin e komunitetit ndërkombëtar, pasi është një pasqyrë e veprave morbide e ushtrisë dhe policisë serbe të atëhershme, të cilët masakruan pleq e të rinj. 

“Është një pasqyrë e veprave më morbide të regjimit të atëhershëm serb, të ushtrisë, të policisë dhe të paramilitarëve, të cilët vranë dhe masakruan njerëz të paarmatosur, pleq edhe të rinj, që flet për dimensionet e një lufte shumë të ndytë, dhe një sjelljeje çnjerëzore, e cila u manifestua ndaj popullatës shqiptare këtu, por po ashtu edhe për vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë, të cilat u ngritën mbi gjakun e njerëzve tanë, mbi flijimin e tyre, edhe mbi patriotizmin e tyre”, theksoi kryeministri Mustafa.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close